Java përmes fotografive

Një besimtar feston Pashkët ortodokse më 2 maj në Kiev. (RFE/RL /Serhii Nuzhnenko)

Një roje bregdetare në Ukrainë patrullon në Detin Azov më 30 prill. (AFP/Aleksey Filippov)

Një poçar në Karaçi të Pakistanit. (AP/Fareed Khan)

Ushtarët rusë marrin pjesë në ushtrimet për paradën ushtarake në Shën Petersburg për Ditën e Fitores.  (AFP/Olga Maltseva)

Një punëtor i emergjencave shpërndan dyshekë për njerëzit që po largohen nga dhuna në kufirin mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit.(AFP)

Një person kalon me biçikletën e tij në një rrugë në qendër të Moskës. (AFP/Kirill Kudryavtsev)

Garda e Nderit në Rumani nderon të rënët në Luftën e Dytë Botërore, teksa parakalojnë në Ditën e Veteranëve më 29 prill në Bukuresht.  (epa-EFE/Robert Ghement)

Këta fëmijë afganë qëndrojnë në një medrese në Kandahar, teksa myslimanët po shënojnë Muajin e Ramazanit.  (epa-EFE/M. Sadiq)

Një person merr dozën e vaksinës QazVac kundër koronavirusit në Almati të Kazakistanit. Ky shtet ka filluar që të administrojë doza të vaksinës që e ka prodhuar vetë. (Reuters/Pavel Mikheyev)

Hëna shihet në prapavijë të një kopjeje të Statujës së Lirisë e vendosur në Prishtinë.  (AP/Visar Kryeziu)

Një punëtor komunal në Shën Petersburg, lyen përmbi një mural të kritikut të burgosur të Kremlinit Aleksei Navalny.  (AFP/Olga Maltseva)

Një ushtar ukrainas pushon në një kazermë në afërsi të vijës së parë të frontit në Mariupol në lindje të Ukrainës.  (AFP/Aleksei Filippov)

Një grua qëndron pranë varrit të djalit të saj të vetme. Më 27 prill, Kosova shënoi Ditën e Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit më 1998-1999. (epa-EFE/Valdrin Xhema)

Një shitës në një fabrikë në Lahore të Pakistanit.  (AP/K.M. Chaudary)

Gratë, të veshura me të zeza dhe me maska, më 26 prill kanë nderuar viktimat e fatkeqësisë në Çernobil, në 35-vjetorin e kësaj tragjedie. (AFP)

Kjo vajzë bën selfie në Sheshin e Kuq të Moskës, teksa qyteti bëhet gati për të shënuar Ditën e Fitores. Rusia më 9 maj shënon 76-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. (AP/Alexander Zemlianichenko)

E ashtuquajtura “Hëna rozë” shihet në qiellin e fshatit Ruzhanqino në afërsi të Shkupit më 26 prill.  (epa-EFE/Georgi Licovski)

Hëna e plotë në Moskë.  (TASS/Marina Lystseva)

Ky person në Slavutych të Ukrainës, nderon viktimat e fatkeqësisë në Çernobil.  (AFP/Sergei Supinsky)

Brenda një bunkeri për mbrojtje nga sulmet bërthamore, që gjendet 43 metra nën tokë. Ky bunker ndodhet në Moskë të Rusisë. (epa-EFE/Maxim Shipenkov)

Besimtarët ortodoksë në Moskë marrin pjesë në Meshën e së Dielës në Rostov-on-Don më 25 prill.  (Reuters/Sergey Pivovarov)