Fotografitë e javës

Një ushtar afgan qëndron i ulur pranë një pike të kontrollit afër bazës ushtarake në Bagram, që gjendet rreth 50 kilometra në veri të Kabulit.

Tym në qiellin e Navodarit, pas një shpërthimi në një rafineri nafte në këtë qytet në Rumani.

Një fermer pakistanez së bashku me bagëtinë e tij pranë lumit Ravi në Lahore.

Një djalosh në Kiev të Ukrainës freskohet në një fontanë që gjendet në Sheshin e Pavarësisë.

Fermerët afganë mbledhin grurë në periferi të Kandaharit.

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBT gjatë Paradës së Krenarisë në Prishtinë.

Një varrmihës në periferi të Shën Petersburgut, i veshur me rroba mbrojtëse, nget një biçikletë pas varrimit të një personi të infektuar me COVID-19.

Lansimi i raketës Soyuz nga ndërtesa hapësinore ruse në Baikonur.

Punëtorët migrantë duke punuar në një treg në Moskë.

Një fëmijë ecën pranë një varreze hebreje në qytetin Iasi të Rumanisë. Ky shtet ka shënuar 80-vjetorin e “masakrës Iasi”, që kryen forcat qeveritare rumune të udhëhequra nga Marshalli Ion Antonescu në qytetin Iasi, në Rumaninë verilindore kundër komunitetit hebre. Sipas autoriteteve rumune, rreth 15.000 hebrenj rumunë u masakruan dhe shumë të tjerë, pas kësaj masakre u dëbuan.

Silueta e Kështjellës Salgo gjatë perëndimit të diellit në Salgotarjan të Hungarisë.

Serbët duke shënuar Vidovdanin në Gazimestan, afër Prishtinës.

Një luftëtar kundër talibanëve në një pikë të kontrollit në qarkun Ghorband në Afganistan.

Një pjesëmarrës në një garë demash në Pakistan.

Një afgan mbush bombolat e oksigjenit, teksa kërkesa për oksigjen u rrit për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Raketa Soyuz me satelitë britanikë OneWeb shihen në Uglegorsk, prej ku Rusia lanson raketa drejt hapësirës.