Fotografitë e javës

Separatistët në lindje të Ukrainës marrin pjesë në stërvitje ushtarake në afërsi të qytetit Luhansk.

Ushtarët rusë, të kamufluar, marrin pjesë në stërvitje ushtarake të organizuara nga shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait në Donguz të rajonit Orenburg.

Protestë pranë ndërtesës së Parlamentit ukrainas e organizuar nga bizneset e vogla kundër ndryshimeve në legjislacionin për taksat.

Kirgizët vendosin një ‘yurt’ teksa përgatiten për një festival kulturor në Bishkek. ‘Yurt’ është një tendë tradicionale që përdoret nga nomadët në Azinë Qendrore dhe ështëndërtuar nga druri dhe mbulohet me pëlhurë ose lëkurë.

Artistët performojnë gjatë një samiti të demografisë në Budapest.

Një punëtor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi dezinfekton ambientet e një stacioni të trenit në Moskë.

Një punëtor shëndetësor administron një vaksinë kundër polios në Karaçi të Pakistanit.

Rrufeja bie mbi Detin e Zi afër Soçit në Rusi.

Një shitës frutash shtyn karrocën e tij me fruta në rrugët e vërshuara të Lahores në Pakistan.

Një motoçikletë dhe disa vetura të tjera kalojnë në rrugët me shi të Islamabadit në Pakistan.

Një poçar afgan qëndron pranë punëtorisë së tij në Kabul.

Një nxënëse afgane kërcen me litar jashtë një shkolle në Herat.

Mbështetësit e ekipit Ylli i Kuq të Beogradit gjatë një ndeshjeje kundër ekipit rival, Partizanit.

Një grua së bashku me fëmijën e saj ecin nëpër një plazh në Rumani.

Boris Vishnevsky nga partia Yabloko, që garoi në zgjedhjet lokale dhe qendrore të Rusisë, shikon listën e kandidatëve në një qendër votimi në Shën Pertersburg. Vishnevsky u përballë me një kandidat që jo vetëm kishte emrin e njëjtë, por madje dukej si ai.

Parada e Krenarisë në Kiev u mbajt më 19 shtator nën masa të rrepta sigurie.

Një grua flet me fëmijët afganë që po qëndrojnë pranë një furre në Kabul ku shpërndahet bukë falas.

Një burrë shikon kamerat e sigurisë nga qendrat e votimit në Rusi. Ai qëndron në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë.