Java përmes fotove

Arkivolet me mbetjet mortore të shtatë viktimave të vrara nga forcat serbe gjatë luftës më 1998-99 arrijnë në Merdare më 30 shtator.

Një demonstrim në Kiev më 30 shtator kushtuar Volodymyr Dudka. Dudka është një prej tre ukrainasve të arrestuar në Krime më 2016, që është dënuar me 14 vjet burgim nga Rusia nën akuzat se ka tentuar që të bëjë sabotazh.

Një grua afgane me burka, duke pritur pranë një zyreje për regjistrim të refugjatëve në Peshavar të Pakistanit më 30 shtator.

Një qen me kurorë gjatë ndarjes së çmimeve në një garë për qen në Moskë.

Një anëtar i talibanëve shtyn një gazetar i cili po mbulonte protestat e organizuara nga gratë jashtë një shkolle në Kabul.

Anijet e peshkimit të ankoruara në një port në Karaçi, pasi autoritetet pakistaneze udhëzuan peshkatarët që të mos dalin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Valltaret baletit gjatë ushtrimeve në Shën Petersburg.

Myslimanët shiitë rrahin gjoksin e tyre gjatë një ngjarjeje fetare për të shënuar 40 ditët e zisë për Imam Hussein, nipit të Profetit Muhamed. Karaçi, Pakistan 28 shtator 2021.

Një vajzë e vogël në një lagje të Kabulit, ku qindra afganë, të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, janë vendosur aty.

Luftëtarët talibanë në liqenin Qargha në periferi të Kabulit.

Anijet lundrojnë në Detin e Zi, teksa një tornado afrohet në Soçi të Rusisë më 28 shtator.

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov kalëron gjatë paradës për Ditën e Pavarësisë në Ashgabat më 27 shtator.

Ushtarët e Azerbajxhanit mbajnë në duar portretet e ushtarëve dhe civilëve që u vranë gjatë luftimeve në Nagorno-Karabak, teksa vendi ka shënuar njëvjetorin e nisjes së konfliktit me Armeninë.

Njerëzit me pishtarë marshojnë në Jerevan të Armenisë, për të kujtuar viktimat e konfliktit të vitit 2020 me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut.

Gratë në Pakistan janë mbledhur për të marrë falas qumësht, gjatë festivalit treditor për Shën Data Ganjbaksh në tempullin në Lahore.

Afganët e kalojnë kufirin për në Pakistan në pikëkalimin kufitar në Spin Boldak.

Aktivistët e mjedisit gjatë një tubimi në Kiev të Ukrainës bën thirrje për veprime për t’iu kundërvënë ngrohjes globale.

Disa fëmijë afganë qëndrojnë në bagazhin e një veture në Kabul.