Java përmes fotove

Një thes me portretin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke u përdorur nga ushtarët ukrainas si shënjestër në stërvitje, në vijën e frontit, afër fshatit Zolote, në rajonin e Luhanskut, në Ukrainë, më 21 janar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken (majtas), dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke shkuar te karriget e tyre, para takimit të tyre në Gjenevë, Zvicër, më 21 janar.

Serbët e Kosovës duke notuar në ujin e ftohtë të Liqenit të Ujmanit, si pjesë e një gare të përvitshme noti për Epifaninë ortodokse, afër qytezës së Zubin Potokut, në veriun e Kosovës, më 19 janar.

Një burrë duke mbledhur drunj për t'i përdorur për ngrohje, në një fushë në periferinë e Peshavarit, në Pakistan, më 19 janar.

Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase duke qëndruar afër vijës së ndarjes me separatistët e mbështetur nga Rusia, në periferi të qytezës Horlivka, në rajonin e Donetskut, në Ukrainë, më 20 janar.

Kadetët e marinës ruse duke ecur nëpër një valëpritës, në bazën detare Kronshtadt, në periferinë e Shën Pjetërbugut, në Rusi, më 19 janar.

Pjesëmarrësit duke vënë lule gjatë një ceremonie të mbajtur më 20 janar për nder të mbrojtësve të rënë të Ukrainës, përfshirë ushtarë të vrarë gjatë një beteje me separatistët prorusë për aeroportin e Donetskut, më 20 janar 2015.

Oficerët pakistanezë të sigurisë duke vështruar pasojat e shpërthimit të një bombe në një treg në Lahore, Pakistan, më 20 janar.

Perëndimi i diellit duke ndriçuar Kremlinin dhe liqenin e ngrirë Moskva, në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, më 16 janar.

Një burrë duke ecur pranë një ndërtese të shkatërruar në fshatin Vesjoloje, në periferinë e Donetskut, në lindjen e Ukrainës, të dërrmuar nga lufta, më 18 janar.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, duke four në Dumën Shtetërore të Rusisë, në Moskë, më 20 janar.

Një pamje e qendrës së kryeqytetit kazak, Nur-Sulltan, më 20 janar.

Një grua e veshur me burka duke ecur nëpër një rrugë, drejt shtëpisë së saj, pasi kishte marrë bukë falas nga një organzatë bamirëse, në Kabul, Afganistan, më 18 janar.

Një burrë duke u zhytur në një vrimë të akullt, gjatë festimit të Epifanisë ortodokse, në një manastir në Tatarstan të Rusisë, më 19 janar.

Emigrantët afganë duke punuar në një ditë me borë, në qytetin iranian Mejgun, në veri të Teheranit, më 15 janar.

Një grua shqiptare duke vizituar varret e 44 civilëve shqiptarë, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në janarin e 1999-s, në fshatin e Reçakut, në Kosovë, më 15 janar.

Një rabin ortodoks duke bërë një lutje, në një memorial për masakrën e mijëra hebrenjve nga militantët fashistë hungarezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, afër lumit Danub, në Budapest, Hungari, në përvjetorin e 77-të të çlirimit të getos së hebrenjve në qytet, më 17 janar.

Një pamje e qytetit pakistanez Kueta, nga maja e një mali të afërt, më 17 janar.

Balenat beluga dhe një fokë duke bërë gjah për peshq nën sipërfaqen e ngrirë të Gjirit të Amurit, në Rusi, më 17 janar.