Fotografitë e javës

Zjarrfikësit rusë përpiqen ta shuajnë një zjarr në një qendër tregtare në Moskë, më 3 qershor.

Fëmijë duke luajtur te një shatërvan publik para ndërtesës së Operës në Lviv, Ukrainë, më 2 qershor.

Një fushë e me lule të llojit phacelia në Debrecen, Hungari, më 2 qershor.

Një vajzë e re duke kaluar pranë një grope të shkaktuar nga predha para një ndërtese të dëmtuar në qytetin Sloviansk, rajoni i Donbasit, Ukrainë.

Një punëtor pakistanez duke punuar në një fabrikë që prodhon çekiçë hekuri në Karaçi, Pakistan, më 31 maj.

Një grua që mban një fëmijë, reagon pasi u evakuua nga qyteti i pushtuar nga trupat ruse Kupiansk, në periferi të Harkivit, më 30 maj.

Një vajzë duke pozuar me një armë në një stendë të ngritur nga forcat speciale të ushtrisë rumune në Pallatin e Parlamentit, ndërtesa e dytë administrative më e madhe në botë pas Pentagonit. Njerëzit shfrytëzuan mundësinë për ta vizituar falas në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Bukuresht më 1 qershor.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Lviv u bë duke vendosur lodra në ulëset e autobusit të shkollës - një simbolikë për të përkujtuar 243 fëmijët e vrarë ukrainas me rastin e 1 Qershorit.

Një vajzë tregon aftësitë e saj në gjimnastikë gjatë shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Prishtinë. 

Demonstruesit armenë dhe policia duke u përleshur gjatë një proteste kundër qeverisë në Jerevan, më 30 maj.

Oficerë talibanë të sigurisë gjatë patrullimit në Kabul, Afganistan.

Lejlekët duke pushuar në shtyllat e dritave gjatë perëndimit të diellit pranë Debrecenit, Hungari.

Një punonjës ukrainas i shpëtimit gjatë përpjekjeve për ta lokalizuar zjarrin në një zonë banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në fshatin Tsyrkuni, në periferi të Harkivit.

Një burrë duke tymosur duhan në Peshavar, Pakistan, më 30 maj.

Tymi ngrihet lart në qiell në qytetin Sievierodonjeck gjatë luftimeve të ashpra midis trupave ukrainase dhe atyre ruse në rajonin e Donbasit, më 30 maj.

Një paciente bartet me barelë për ta evakuuar me një tren në Pokrovsk, Ukrainën lindore.

Mbështetësit e ish-presidentit moldav, Igor Dodon, duke protestuar në Kishinau kundër arrestimit të tij si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Lufta në Ukrainë dhe shënimi i 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. Fotografi të përzgjedhura nga këto ngjarje mund t’i shihni në fotogalerinë e javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)