Fotografitë e javës

Falja e namazit të Fitër Bajramit në një xhami të Prishtinës, më 10 prill.

Një burrë duke ecur pranë shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prekaz, më 8 prill.

Një oficer policor dhe dy banorë duke inspektuar më 14 prill, pranë Aradit, në Izrael, mbeturinat e një shtytëseje rakete që, sipas autoriteteve izraelite, plagosi rëndë një vajzë 7-vjeçare pasi Irani nisi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit.

Një burrë duke shikuar brenda kabinës së anijes hapësinore Soyuz MS-2 - e cila qëndroi në orbitë më 2016 ndërsa tani është e vendosur pranë Muzeut të Kozmonautikës - në prag të Ditës së Kozmonautikës apo përvjetorit të 63-të të fluturimit të parë të njeriut në hapësirë nga rusi Yuri Gagarin, në Shën Petersburg, më 11 prill.

Një grua duke pozuar pranë luleve të manjolës në Kopshtin Botanik "A.V. Fomin", në Kiev, më 10 prill.

Një pamje nga droni që shfaq një zonë të përmbytur banimi në vendbanimin Zareçnoje, në rajonin e Orenburgut, në Rusi, më 11 prill. Lumenjtë e fryrë përreth zonave kufitare ndërmjet Rusisë dhe Kazakistanit kanë shkaktuar dëme masive gjatë ditëve të fundit, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Njerëz duke u strehuar brenda një stacioni metroje, gjatë një sulmi rus me raketa, në Kiev, më 11 prill.

Vërshimet po vazhdojnë të përmbysin zona të mëdha të Rusisë jugore dhe të Kazakistanit verior, teksa zyrtarët parashikojnë se më e keqja ende nuk ka ndodhur, ndërsa shkrirja e borës dhe temperaturat e pazakonta të larta kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre. Kjo fotografi shfaq shtëpi të përmbytura në Kulsari, Kazakistan.

Fëmijë myslimanë duke marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në Bukuresht, më 10 prill.

Dy gra duke qëndruar në një stacion autobusësh, pranë një thirrjeje për shërbim ushtarak me fotografinë e një ushtari rus, në Moskë, më 8 prill.

Disa fëmijë duke përshëndetur me dorë, teksa përgatiteshin për të udhëtuar drejt shtëpive të tyre, për të festuar Fitër Bajramin, në Karaçi, Pakistan, më 7 prill. 

Një grua duke ecur pranë skulpturave që paraqesin skena lufte, në Muzeun Kombëtar të Historisë së Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore, në Kiev, më 8 prill.

Një grua duke pozuar pas dekorimit të duarve të saj para festës së Bajramit, në një sallon bukurie, në Karaçi, Pakistan, më 8 prill.

Një pemë e lulëzuar qershie pranë Kështjellës së Somoskos, në veri të Hungarisë, më 7 prill.

Kuaj duke kullotur pranë automjeteve luftarake, në një poligon qitjeje, në rajonin e Almatit, në Kazakistan, më 8 prill.

Një burrë i moshuar duke e mësuar një djalë si të luajë shah, në Parkun "Taras Shevchenko", në Kiev, më 7 prill.

Një tregtar pakistanez duke shitur byzylykë në një dyqan bizhuterish, në Peshavar, Pakistan, më 8 prill.

Aktivistë prodemokratikë gjeorgjianë duke protestuar kundër një projektligji për "ndikimin e huaj", para paralamentit të Gjeorgjisë, në Tbilisi, më 8 prill. Propozimi kundërthënës, i kritikuar nga Bashkimi Evropian, ku Tbilisi synon të anëtarësohet, do t'i vinte në shënjestër organizatat joqeveritare, organizatat mediale dhe gazetarët e pavarur që marrin fonde nga jashtë, teksa i ngjason ligjit për "agjentët e huaj" në Rusi, i cili përdoret nga Kremlini për t'ua mbyllur gojën kundërshtarëve.

Festimi i Fitër Bajramit, përmbytjet në Kazakistan dhe në Rusi, si dhe sulmi i Iranit ndaj Izraelit, janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)