Fotografitë e javës

Një re e formësuar, kurse në sfond shihen vija të bardha nga aeroplanët shënojë qiellin blu në një prej fenomeneve të rralla atmosferike mbi qytetin maqedonas të Gjevgjelisë, më 2 dhjetor.

Njerëzit duke ushqyer pëllumbat para një katedrale në një park në Almati, Kazakistan.

Retë e ulëta kanë mbuluar luginat mes majave në Alpet austriake, derisa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, fluturon me aeroplan për t'u takuar me kryeministrin e Kosovës në Prishtinë. 

Një pamje e pazakontë në qiellin e Blagoevgradit, Bullgari, ku një pilot i veshur si Babadimër vjen në një slitë të motorizuar.

Pelegrinët shiitë myslimanë përpiqen të prekin varrin e Imam el-Abbas, që ndodhet brenda faltores Imam el-Abbas, për të shënuar Arbainin, përvjetorin e martirizimit të Imam el-Abbasit, në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.

Nxënësit lexojnë Kur'anin në xhaminë e Abu Bakar Saddiq Jamia në periferi të Peshavarit, Pakistan.

Policia greke përdor sprej për t'i ndalur emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin Greqi-Maqedoni, në afërsi të fshatit Idomeni.

Një besimtar ecën në një vend të shenjtë të myslimanëve, Shën Hazreti Ali bin Usman Al-Hajveri, i njohur gjithashtu si Hazreti Data Ganj Bakhsh, gjatë festivalit tre-ditor në Lahore, Pakistan.

Një anëtar i forcave afgane të sigurisë, duke u falur gjatë një operacioni në vazhdim kundër grupeve militante, në provincën Nangarhar. 

Një grua noton në një liqen pjesërisht të ngrirë, në një park në Shenyang, provinca Liaoning, në Kinë.

Një polic shikon një makinë që ra në një gropë, pasi rrëzoi një mur me tulla në Xianyang, Kinë. Policia lokale tha se aksidenti ndodhi shkaku i mjegullës së dendur. Askush nuk u lëndua.

Deputetët nga opozita në Kosovë hedhin gaz lotsjellës, pasi u suspenduan dhe nuk u lejuan të futen në sallën e Kuvendit ku po mbahej seanca. Opozita po bllokon punën e Kuvendit me hedhje gazi lotsjellës në shenjë proteste kundër marrëveshjeve me Serbinë.

Perime të mbuluara me pluhur pas një sulmi ajror që aktivistët thanë se u kryen nga Forcat Ajrore të Rusisë, në një treg në qytetin e Ariha, Siri.

Presidenti francez, Francois Hollande, dhe ai amerikan, Barack Obama, vendosin lule në vendin e një memoriali të improvizuar për të nderuar viktimat e sulmeve në Parisit.

Një kukull e varur nga migrantët iranianë që po mbahen të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni.