Fotografitë e javës

Policia paraushtarake gjatë një stërvitjeje ushtarake në Nanning, Kinë. 

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (majtas), qëndron në mesin e ushtarëve kurd Peshmerga gjatë një vizite në qendrën arsimore Bnaslawa afër Irbilit, Irak.

Një mbështetës i Qeverisë libiane të Marrëveshjes Kombëtare përdor një kukull improvizim, për të kapur vëmendjen e snajperëve të Shtetit Islamik në vijën e frontit në Sirte. 

artistja ukrainase Daria Marchenko i jep dorën e fundit veprës së saj në një studio në Kiev. Tyta,  fishekë nga armë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu janë përdorur për të krijuar veprën artistike.

Fëmijët afganë duke ekzekutuar performansa të ndryshme derisa shënojnë Ditën Botërore të Paqes në Herat, më 22 shtator.

Bendi popullor "Tajik Zeba", duke performuar në Teatrin "Salmiya" në Kuvajt. 

Një fëmijë shikon nga dritarja brenda një kampi refugjatësh e migrantësh në rrethinat e Beogradit.

Një burrë është goditur me sprej djegës në Charlotte, Carolina, gjatë një proteste kundër të shtënave fatale të policisë ndaj Keith Scott. Policia tha se Scott mbante një armë dhe kishte refuzuar urdhërat për të lëshuar armën nga dora. Ndërsa familja e tij thotë se ai po mbante një libër.

Ushtarët armenë marshojnë gjatë një parade ushtarake me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së vendit, Jerevan, më 21 shtator. 

Djemtë afganë luajnë kriket në një shesh lojërash në Kabul.

Një grua "u jep një bravo" grave që pozojnë në një dritare dyqani të një qendre tregtare, në Kiev. 

Njerëzit u hodhën larg nga valët derisa po shikonin baticën në Hangzhou, Provinca Zhejiang në Kinë.

Një fshatar gjeorgjian mbledh rrush, gjatë kohës së vjeljes, në afërsi të fshatit Vazisubani.

Parada e Krenarisë e komunitetit LGBT, nën një flamur të madh ylberi në Beograd, më 18 shtator 

Zjarrfikësit afganë në përpjekje për të shuar një zjarr, në një treg drurësh në Kabul.