Fotografitë e javës

Një burrë lahet në ujin e ndotur të lumit Yamuna në Nju Dehli.

Punëtorët migrantë nga Uzbekistani rinovojnë hapësirën përreth bustit të themeluesit të shtetit sovjetik, Vladimir Lenin në qytetin Sestrorestsk, në Rusi.

Fermerët afganë korrin opiumin në fushat në qarkun Surk Rod në provincën Nangarhar.

Një burrë shet lule në një stacion të metrosë në Kiev të Ukrainës.

Një protestues i lënduar ndihmohet nga një protestues tjetër. Protestuesit u përleshën me policinë në protestat në Venezuelë, që u organizuan kundër presidentit, Nicolas Maduro.

Homoseksualë nga Çeçenia, që kanë ikur nga rajoni i Kaukazit Verior për shkak të persekutimit, janë ulur në tavolinën e banesës së tyre në Moskë.

Anija kozmike Soyuz MS-04, përpara se të nisej për në hapësirë në qendrën për nisje në Kazakistan.

Ukrainasit duke e lagur njëri-tjetrin me ujë në qytetit Lviv. Kjo është një traditë antike që zhvillohet në pranverë, që simbolizon pastrimin. Kjo traditë zhvillohet në të hënën e parë pas Pashkëve Ortodokse.

Një pakistanez duke mbushur disa kova me ujë, gjatë një dite të nxehtë në Lahore.

Djem të rinj me origjinë hungareze, të veshur me rroba tradicionale, e lagin me ujë një vajzë në fshatin Transylvania, në Rumani. Sipas një tradite të vjetër hungareze, djemt e rinj hedhin ujë mbi vajzat në të hënën e Pashkëve.

Një prift ortodoks, bën bekimin e anijes kozmike Soyuz MS-04, në Kazakistan.

Një fëmijë irakian bartë disa shishe të mbushura në ujë në rrugët e Mosulit Lindor.
 

Një vajzë yazidi, nga Iraku, ndez qirinj, jashtë një tempulli në veriperëndim të Bagdadit, gjatë një ceremonie për nder të Vitit të Ri Yazidi më 18 prill.

Protestuesit në Beograd, që po kundërshtojnë zgjedhjet e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit.

Qyteti sirian Azaz, që gjendet në kufi me Turqinë.

662 persona, të veshur si Charlie Chaplin fotografohen, teksa tentojnë që në Zvicër, të mbajnë mbledhjen më të madhe të organizuar ndonjëherë, të personave që janë veshur si Charlie Chaplin.

Qyteti i Vjetër i Mosulit. Forcat irakiane janë duke zhvilluar ofenzivë, për të rimarrë këtë pjesë nga kontrolli i grupit militant, Shteti Islamik.

Një aktiviste largohet nga skena nga pjesëtarët e sigurimit, pasi ajo protestoi gjatë fjalimit të kandidates presidenciale të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, gjatë një tubimi në Paris.