Fotografitë e javës

Nxënësit valëvisin flamuj amerikanë dhe kinezë derisa përcjellin Zonjën e parë të SHBA-së,  Melania Trump, dhe homologen e në Kinë, Peng Liyuan, pas vizitës së tyre në Shkollën Fillore "Banchang" në Pekin më 9 nëntor. 

Një tufë e madhe gargujsh formojnë një re në qiellin pranë qytetit të Gretna Green, Skoci. 

Myslimanët shiitë pakistanezë rrahën gjoksin e tyre gjatë një procesioni për të shënuar fundin e periudhës 40-ditore të zisë pas përvjetorit të martirizimit të shekullit të shtatë të Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed dhe një nga shenjtorët më të dashur të Islamit shiit, në Lahore.

Fëmijët sirianë vizitojnë shkollën e tyre të dëmtuar në qytetin Sakachi, të rrethuar nga rebelët në periferi të kryeqytetit sirian, Damask, pas sulmeve ajrore nga forcat qeveritare në zonë një ditë më parë. 

Një shitës frutash në një ditë me mjegull në Lahore, Pakistan. Mjegulla e dendur ka përfshirë shumë pjesë të Pakistanit, duke shkaktuar aksidente në autostradë dhe probleme me frymëmarrje dhe duke detyruar shumë banorë të qëndrojnë në shtëpi, thanë zyrtarët.

Një anije duke lundruar në lumin Sava në Beograd.

Një burrë që shet pambuk-sheqer ecën në brigjet e Detit Arab në Mumbai të Indisë.

Një nënë dhe fëmija i saj ulen pranë një dyqani fanarësh në qytetin vietnamez të Hoit An, më 8 nëntor, pas ditëve me shira të dendur pasi tajfuni Damrey goditi bregdetin.

Fëmijët afganë ecin në shtëpi pas mësimit në Kabul. 

Fëmijët afganë mësojnë në një zonë të hapur në rrethin e Ghani Khel të Jalalabadit.

Nxënësit pakistanezë mësojnë Kur'anin në Medresën e Al-Nadvës në Murre.

Punëtorët afganë rindërtojnë sinagogën Yu Aw, një nga katër sinagogat hebraike në qytetin perëndimor të Heratit. 

Oficerët e policisë reagojnë gjatë një përpjekjeje nga aktivistët e klimës për të bllokuar operacionet e thëngjillit në minierën Hambach, të hapur në Rheinland, para konferencës të OKB-së për ndryshimin e klimës në Bon, Gjermani.

Protestuesit anti-qeveritarë bërtasin "Demokracia është nën rrethim!" në Bukuresht, Rumani, më 5 nëntor. Dhjetëra mijëra rumunë u mblodhën në Bukuresht dhe qytete të tjera për të protestuar ndaj planeve të qeverisë për të futur legjislacionin që ata thonë se do t'i dobësojë përpjekjet për të çrrënjosur korrupsionin. 

Artistë Belarusian vallëzojnë në një treg lokal në Minsk. 

Gratë afganë mbledhin lule shafrani në rrethin Karukh të Heratit. 

Një burrë ndalon para një varreze masive në Kurapaty, pranë Minsk, më 5 nëntor, në kujtim të mijëra njerëzve të ekzekutuar atje nga policia sekrete sovjetike. Të paktën 30.000 njerëz u vranë dhe u varrosën në Kurapaty, nën diktatorin Josef Stalin në vitet 1930 dhe '40.

Policia ruse arreston një aktivist të opozitës gjatë një tubimi anti-qeveritar në qendër të Moskës më 5 nëntor. 

Një grua e veshur me veshje historike nget biçikletën me rrotë të madhe gjatë garës tradicionale të Pragës, Mile, më 4 nëntor.