Fotografitë e javës

Një ketër mes njerëzish në një park në Moskë.

Ky kombinim i fotografive tregon fëmijët e komunitetit Rohingya që mbajnë objekte që i përdorin si lodra për të luajtur me kampet e refugjatëve në Bazarin e Cox të Bangladeshit. Mbi 620,000 refugjatë Rohingya, më shumë se gjysma e tyre fëmijë, kanë kaluar në Bangladesh që nga fundi i muajit gusht, në përpjekje për t'i ikur ushtrisë së Myanmarit. 

Kalorësit afganë garojnë gjatë një ndeshjeje miqësore në periferi të Kabulit.

Një fëmijë shikon peshqit e llojit krap, në enët me ujë, që janë për shitje, në një rrugë në qendër të Pragës. 

Një vajzë pushon gjatë një shfaqjeje Krishtlindjesh për fëmijët e familjeve ushtarake rumune në Bukuresht më 21 dhjetor. 

Një ushtar roje nderi mbyll sytë duke qëndruar gatitu në Bukuresht, Rumani, gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e kryengritjes së vitit 1989. Kryengritja antikomuniste, e cila la më shumë se 1.000 njerëz të vdekur dhe përfundoi sundimin e diktatorit Nicolae Ceausescu, filloi në qytetin perëndimor rumun Timishoara më 16 dhjetor 1989 dhe në Bukuresht më 21 dhjetor 1989. 

Motrat refugjate të komunitetit Rohingya, Nur Kaida (djathtas) dhe Ruhana, përqafojnë njëri-tjetrin në strehëzën e tyre në kampin e refugjatëve në Palongkhali pranë Bazarit të Çoxit, Bangladesh. 

Një grua kontrollon shtëpinë e saj të shkatërruar pasi u godit nga granatimet në fshatin Yasinovataya, e kontrolluar nga rebelët pro-rusë, në rajonin Donjeck të Ukrainës lindore. 

Një vajzë prapa skulpturave në qendër të qytetit perëndimor të Ukrainës në Lviv. 

Ndërsa po bie dëborë, një grua kalon nëpër një kamp me tenda të vendosura nga mbështetësit e Lëvizjes së Forcave të Reja, parti politike e udhëhequr nga Mikheil Saakashvili, përpara ndërtesës së Parlamentit në Kiev të Ukrainës. 

Fëmijët e veshur me kostume të Babadimrit në klasë,në një shkollë në Chandigarh të Indisë.

Një i mbijetuar del nga një dritare ndërsa pret për shpëtim, nga një ndërtesë që digjet në Jecheon, Koreja e Jugut, më 21 dhjetor.

Një protestues palestinez i veshur si Babadimri valon një flamur palestinez gjatë përleshjeve pas protestave kundër vendimit të presidentit amerikan, Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. 

Gratë iraniane me maska në fytyrë presin në një stacion autobusi, ndërkohë që ndotja e ajrit ka arritur vlerat më të larta në kryeqytetin Teheran.

Një dervish kryen një vallëzim tradicional gjatë një ceremonie që shënonte 744-vjetorin e vdekjes së Mevlana Jalaluddin Rumi, babait të sufizmit, në Konia, Turqi, më 19 dhjetor.

Nikolai Vasilyev, 64, i veshur si Babadimri, sërfon përgjatë lumit Yenisei jashtë qytetit Siberian të Krasnoyarskut. 

Një punëtor tërheq një karrocë të mbushur me mish të thatë në një objekt përpunimi të mishit në Provincën Zhejiang të Kinës. 

Një vajzë mbështetet në një strukturë hëne, ndërsa luan në mesin e zbukurimeve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në qendër të qytetit perëndimor të Ukrainës, në Lviv.

Punëtorët heqin borën në Kiev, më 18 dhjetor. 

Dy afganë duke luajtur kriket në një fushë të mbuluar me dëborë në periferi të Kabulit. 

Kalorësit kurdë të Irakut me flamuj kurdë në duar festuan ditën e tyre të flamurit në qytetin verior të Irbilit, më 17 dhjetor.