Fotografitë e javës

Atmosferë pozitive në sheshin Roemer gjatë hapjes zyrtare të Festivalit të Dritës në Frankfurt, Gjermani. (AP/Michael Probst)

Deputetja e parlamentit të Ukrainës, Nadia Savchenko shfaq Yllin e Heroit të Ukrainës në Kiev, pak kohë pas është ndaluar. (Reuters/Valentyn Ogirenko)

Një dervish nga Kosova shpon faqen e tij gjatë festimeve të Novruzit, vitit të ri persian (AFP/Armend Nimani)

Një mbështetës i imamit Shefqet Krasniqi përqafon ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, pasi i njëjti është liruar nga tri akuza penale.(epa-EFE/Valdrin Xhemaj)

Disa burra duke peshkuar në liqenin e ngrirë Yenisei në Krasnoyarsk, Rusi. (Reuters/Ilya Naymushin)

Një burrë pakistanez pastron fytyrën e tij me ujë në Ditën Ndërkombëtare të Ujit në Karaçi. (epa-EFE/Rehan Khan)

Një burrë mban në krahët e tij vogëlushen gjatë një stuhie të borës në Uashington. (epa-EFE/Michael Reynolds)

Pamje derisa një burrë kërkon për gjëra të reciklueshme në ujërat e ndotur në lumin Sabarmati në Ahmedabad, Indi. (Reuters/Amit Dave)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje teksa hedhin gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. (AFP/Armend Nimani)

Vajzat taxhike të veshura me kostume tradicionale festojnë Novruzin në Dushanbe. (AFP/ Nozim Kalandarov)

Një burrë mban tullumbace për fëmijë në motoçikletën e tij në Delhi. (Reuters/Cathal McNaughton)

Mbështetësit e organizatave të së majtës ekstreme në Rusi duke mbajtur një marsh protestues në Moskë pas zgjedhjeve në këtë shtet. (AFP/Kirill Kudryavtsev)

Puntëtorët afganë kërkojnë për mina tokësore në Kandahar. (EPA-EFE/Muhammad Sadiq)

Votuesit presin para qendrave të votimit në Moskë të Rusisë në zgjedhjet presidenciale. (AFP/Mladen Antonov)

Rebelët sirianë të mbështetur nga Turqia kontrollojnë dyqanet pas kanë fituar kontrollin në rajonin Afrin të Sirisë, territor që më parë është kontrolluar nga kurdët sirianë. (AFP/Bulent Kilic)

Një familje duke shijuar ditët e para të pranverës në Islamabad, Pakistan.  (AP/Anjum Naveed)