Fotografitë e javës

Forcat kundër trazirave në Pakistan duke u përleshur me mjekët gjatë një proteste në Kueta, më 12 janar. Mjekët dhe infermierët nëpër Baloçistan po protestojnë prej muajsh, në kërkim të kushteve më të mira në qendrat e përkujdesjes shëndetësore.

Një punonjës shëndetësor pakistanez duke marrë nga një pacient një mostër për një test për COVID-19, në Islamabad, më 11 janar. Në Pakistan janë shtuar rastet e infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit.

Ushtarët suedezë duke patrulluar më 13 janar në qytetin Visbi, në ishullin e Gotlandit në Detin Baltik, ku Stokholmi ka shtuar praninë e forcave të sigurisë në ditët e fundit, në mes të tensioneve me Moskën për shkak të grumbullimit të trupave nga Rusia pranë kufirit me Ukrainën.

Punonjësit komunalë kazakë duke mbuluar më 13 janar objektin e Komunës në Almati, Kazakistan, i cili është dëmtuar nga zjarri gjatë trazirave të dhunshme që shpërthyen javën e kaluar, pas rritjes së beftë të çmimeve të karburanteve.

Një burrë afgan duke bartur me kokë samosa për t'i shitur, në Bregun e Wazir Akbar Khanit, në Kabul, Afganistan, më 11 janar.

Një skitar duke lëvizur nëpër një fushë të mbuluar nga bora, në Moskë, Rusi, më 11 janar.

Protestuesit bullgarë duke u përleshur me oficerët e policisë, teksa përpiqeshin të futeshin në ndërtesën e parlamentit të Bullgarisë, gjatë një demonstrate kundër masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në Sofje, më 12 janar.

Një punonjëse duke ecur nëpër një dyqan të plaçkitur, më 11 janar, pas trazirave në Almati, Kazakistan.

Serbët e Bosnjës duke marshuar në Sarajevë, më 9 janar, teksa mbanin një flamur gjigant të Serbisë, për të shënuar një festë të paligjshme, që u shoqërua me një paradë provokuese ku u prezantuan automjete të blinduara, helikopterë policorë, dhe oficerë policorë me pushkë, të cilët këndonin një këngë nacionaliste.

Një burrë duke marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të skulpturës në akull, në Moskë, Rusi, më 12 janar.

Një ushtar ukrainas duke qëndruar në një llogore, në vijën e frontit me separatistët e mbështetur nga Kremlini, pranë Avdijivkës, në juglindje të Ukrainës, më 8 janar.

Dritat e Veriut shihen mbi pyje në rajonin e Murmanskut, në Rusi, më 10 janar.

Talibanët duke vështruar nga lart kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, më 10 janar.

Një pamje e ndërtesës së djegur të Adminstratës së Qytetit të Almatit, në Kazakistan, më 10 janar. Presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, ka thënë se qetësia është kthyer në vend, pasi protestat për të kërkuar reforma në vendin autoritar shpërthyen në një valë dhune, më e keqja gjatë 30 vjetëve pavarësi në shtetin e Azisë Qendrore.

Daria Kachanova e Rusisë duke marrë pjesë në një garë patinazhi në kampionatin evropian, në Herenven, Holandë, më 9 janar.

Aleksandr Khoroshilov i Rusisë duke marrë pjesë në një garë në kampionatin botëror të skitarisë alpine, në Adelboden, Zvicër, më 9 janar.

Kërcimtarë të maskuar, të quajtur kukeri, duke marrë pjesë në një vallëzim tradicional gjatë festivalit Surva, për largimin e shpirtrave të këqinj, në Sofje, Bullgari, më 9 janar.

Njerëzit duke ecur përgjatë murit të Kalasë së Pjetrit dhe Palit, teksa binte borë, në Shën Pjetërburg, Rusi, më 9 janar.