Java nëpërmjet fotografive

Një modele duke prezantuar punën e stilistes kirgize, Irina Unsapan, gjatë Festivalit Botëror Nomad të Modës në Cholpon-Ata.

Një tren lëviz nëpër shtratin e një zone të drenazhuar pranë kripores Burlinskoye në rajonin Altai të Rusisë.

Një grua duke qarë pranë trupit të burrit të saj, i cili u vra nga një sulm ushtarak rus në Harkiv.

Maksym, 11 vjeç, luan me një armë lodër në një pikë kontrolli të ngritur vetë në një autostradë në rajonin e Harkivit, Ukrainë.

Fëmijët duke përshëndetur një grup ushtarakësh në fund të një ceremonie pranë Monumentit të Heronjve të Aviacionit në Bukuresht.

Maryna Bekh-Romanchuk nga Ukraina duke garuar në finalen e Kërcimit të trefishtë për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Oregon, SHBA.

Një punëtor duke rregulluar penjtë teksa punon në një tezgjah në Karaçi, Pakistan.

Një pelikan duke qëndruar në majë të një makine në qarkullim e sipër në Kabul, më 19 korrik 2022.

Pamje nga një ndërtesë banimi e shkatërruar nga sulmet ruse me artileri në Harkiv, Ukrainë.

Një ushtarak ukrainas duke qëndruar në një arë me grurë që po digjet pranë vijës së frontit në kufirin midis rajoneve Zaporizhija dhe Donjeck.

Pjesëmarrësit bllokuan trafikun në një nga urat më të frekuentuara në Budapest, Ura Margaret, më 18 korrik, në ditën e shtatë radhazi të demonstratave kundër qeverisë, teksa po thellohet zemërimi lidhur me ndryshimet në ligjin e taksave, për të cilat kritikët thonë se do t'i dëmtojnë bizneset e vogla.

Ushtarët kirgizianë duke performuar gjatë kremtimit të 30-vjetorit të krijimit të Gardës Kombëtare të Kirgistanit, në sheshin Ala-Too në Bishkek.

Një ushtar ukrainas tregon krahët e tij me tatuazhe, ku shkruhet "Lavdi Ukrainës" (majtas) dhe "Ukraina fillon me ty" (djathtas), në rajonin e Donjeckut. 

Një nuse në Galiçnik të Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e saj të dasmës gjatë Festivalit të Dasmës Tradicionale maqedonase.

Automjete ushtarake ruse të shkatërruara shihen në një fermë në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, e cila u përdor si bazë ushtarake gjatë pushtimit rus.

Gratë afgane të veshura me burka duke qëndruar ulur me fëmijët skaj një rruge të Kabulit.

Një foto e bërë nga një dron, tregon liqenin pothuajse të tharë të peshkimit Halda në Batonyterenye, Hungari.

Një burrë duke qarë mbi funeralin e prezantuesit televiziv njëherësh ushtar ukrainas, Karim Gulamov, në Katedralen e Shën Michaelit në Kiev.

Nga luftimet në Ukrainë, një shfaqje mode në Kirgistan, Festivali i Dasmës Tradicionale në Maqedoninë e Veriut, e gara Botërore e Atletikës Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta, të përmbledhura në një fotogaleri, nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)