Fotografitë e javës

Spektatorë në garat me kuaj në hipodromin Qendror në Kiev, Ukrainë.

Irakianët freskohen nën një dush publik në një rrugë në qendër të Bagdadit. Mediet njoftuan  se temperatura arriti më shumë se 50 gradë Celsius në Bagdad dhe në Irakun jugor, që shtyu Qeverinë irakiane të shpallë pushim dy-ditor për shkak të valës së të nxehtit.

Fshatarët e vendosur në shpatet pranë kraterit të Malit Bromo, përpiqen të kapin të hollat që hedhin adhuruesit derisa tymi dhe hiri i vullkanit shtohej. Gjatë ceremonisë Kasada, adhuruesit e hedhin para, bagëti dhe kultura të ndryshme bujqësore në kraterin vullkanik në Probolinggo, Indonezi. 

Rebelët e armatosur pro-rusë ecin pranë lodrave prej pellushi dhe qirinjve të lënë në vendin e rrëzimit të fluturimit MH17 në rajonin Donetsk të Ukrainës. 

Përmbytjet në Pekin, Kinë.

Një i burgosur me macen e tij shikon përtej dritares së qelisë së burgut në Kiev.

Një grup i biçiklistëve "Tour de France" në fazën prej 209 kilometrash  nga Moirans-en-Montagne, Francë, në Bernë të Zvicrës.

Shirita të zinj u janë ngjitur statujave në Memorialin Nike, ku u mbajt një minutë heshtje  në nderim të 84 viktimave të sulmit Nicës, në Nicë, Francë, më 18 korrik. 

Flamujt turq në fasadën e ndërtesës së dëmtuar të selisë së policisë në Ankara, Turqi, pas përpjekjes së dështuar për grusht - shtet,  fundjavën e kaluar. 

Një njeri shijon plazhin në një ishull të vogël  të Sidonit, në jug të Libanit. 

Njerëzit shikojnë përmbytjen e lumit Jinsha, në provincën Yunnan, Kinë.