Fotografitë e javës

Një burrë me një dërrasë lundrimi në liqen, gjatë perëndimit të diellit në periferi të Minskut, Bjellorusi. 

Një vajzë shikon një gardh me tela me gjemba, të zbukuruar me shirita që mbajnë mesazhe me dëshirën për bashkimin midis dy Koreve pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy shtetet në Paju të Koresë së Jugut. 

Një djalë shijon me valët, gjatë perëndimit të diellit në një argjinaturë në portin e Detit të Zi të Sevastopolit, Krime. 

Një anëtar i Forcave Speciale Saudite bart armatimin e tij, ndërsa ecën në qytetin Awamiya, pas një fushate kundër sulmuesve muslimanë shiitë në Arabinë Saudite lindore

Një grua me taka të larta ecën në një trotuar që është duke u shtruar në qendër të Moskës, pasi qyteti vazhdon me përgatitjet për Kupën Botërore të FIFA-s, të vitit të ardhshëm.

Njerëzit me një varkë të vogël lundrojnë brenda rezervuarit "Pool of Arches" në qytetin Ramla, Izrael. "Pool of Arches" është një rezervuar i lashtë nëntokësor i ndërtuar në A.D. 789 gjatë periudhës së Dinastisë Abbasid (750-1258).

Pjesëtarë të Ushtrisë Irakiane gjatë stërvitjes me trajnerë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në një bazë në veri të Bagdadit

Një burrë dhe një djalë e shikojnë rrënimin e shtëpive rome, të ndërtuara paligjshëm në fshatin Plekhanovo në rajonin Tula të Rusisë. 

Një tytë tanku T-72 vërehet në mes të tymit gjatë garës "Biatlon Tank", jashtë Moskës.

Një instrument muzikor që funskionon në mënyrë mekanike, duke sjell cikrikun me dorë, veprim ky që krijon tinguj, u prezantua në Festivalin e 4-të Ndërkombëtar të instrumenteve mekanike në "Çarls Bridge" në Pragë, Republika Çeke, më 8 gusht 2017.
 

Një njeri bën sikur mban me duar hënën, në një eklips të pjesshëm të saj në Frankfurt, Gjermani, më 7 gusht. 

Shanieka Ricketts nga Xhamajka duke vrapuar gjatë finales së kërcimeve të trefishta, gara për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës IAAF në Londër.

Një punëtor mbledh kripë në Ston Saltworks në Kroaci. 

Pjesëmarrësit konkurrojnë në një garë motoçikletash në rajonin Omsk, Rusi.

Caterine Ibarguen nga Kolumbia garon në finalen e kërcimit të trefishtë për femra në Kampionatin Botëror të IAAF në 2017 në Londër.

Djemtë në Karaçi mbajnë maska në ngjyrat e flamurit kombëtar, derisa Pakistani festoi Ditën e Pavarësisë më 7 gusht. 

Anëtarët e patrullës së policisë federale irakiane në qytetin e vjetër të shkatërruar Mosul, Irak, më 7 gusht. 

Tarik Langat Akdag nga Turqia kalon një pengesë, ndërsa Sebastian Martos i Spanjës rrëzohet  derisa po garonte për shtegun 13 mijë  metra të gjatë të meshkujve në Kampionatin Botëror të IAAF 2017 në stadiumin e Londrës më 6 gusht. 

Një burrë hidhet në lumin Mirusha në Kosovë, ku temperaturat kanë arritur 40 gradë Celsius.

Një grua e veshur me një fustan, nget një biçikletë gjatë paradës "Zonjat në biçikleta" në Sokolniki Park të Moskës më 6 gusht.