Java nëpërmjet fotografive

Flamuj me simbolet dhe ngjyrat e Ukrainës janë vendosur në Sheshin e Pavarësisë në Kiev për të përkujtuar ushtarët ukrainas të rënë, 24 shkurt 2024.

Para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë u mbajtën homazhe për kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Rusi në rrethana ende të paqarta. Prishtinë 20 shkurt 2024.

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në një stacion hekurudhor të goditur nga predhat ruse në Kostantnivka, rajoni i Donjeckut, Ukrainë.

Një pulëbardhë fluturon pranë hënës para perëndimit të diellit mbi Parkun Natyror Vacaresti në Bukuresht, Rumani.

Afganët gjatë lutjeve të mbrëmjes në një park në Kabul.

Qirinjtë formojnë një det dritash në sheshin Shën Stefani në Vjenë, Austri, si pjesë e një ngjarjeje në mbështetje të fëmijëve ukrainas në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë.

Udhëtarët në një autobus shikojnë trupin e mbuluar të një gruaje të vrarë nga granatimet në qendër të Donjeckut, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.

Një pamje e bërë me dron tregon fabrikën e shkatërruar të koksit dhe kimikateve në Avdivka, Ukrainë, pasi trupat ruse morën kontrollin e qytetit.

Një burrë duke ecur në një shteg të mbuluar me borë në Osh, Kirgistan.

Njerëzit vendosin portretet e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny, në portën e përparme të Ambasadës ruse në Kappara, Maltë, ndërsa njerëzit marrin pjesë në një tubim të mbajtur pas vdekjes së tij.

Vizitorët ecin mbi borën e paktë të përzier me baltë në qendrën e skijimit në malin Bjelasnica, në Bosnje, që është përfshirë nga moti i ngrohtë.

Një fermer gjatë një gare tradicionale demash në Suabi, Pakistan.

Nadezhda Prokopenko pastron mbeturinat në oborrin e shtëpisë së një të afërmi që u shkatërrua në një sulm rus me raketa në Selydove, afër Avdivkas, Ukrainë.

Tymi ngrihet pas një memoriali të Luftës së Dytë Botërore në një territor të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.

Njerëzit shijojnë rrëshqitjen me sajë në fshatin Prokhladnoye, rreth 30 kilometra nga Bishkeku.

Një grua afgane duke ecur ndërsa bie borë, Fayzabad, provinca Badakhshan e Afganistanit.

Oficerët e policisë shikojnë një grua teksa vendos lule për të nderuar liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalny, në një monument në Shën Petersburg. Rusët në të gjithë vendin vendosën lule në vende të krijuara aty për aty dhe ndezën qirinj për të nderuar Navalnyn, kritikun më të ashpër të Kremlinit. Navalny, 47 vjeç, vdiq në burg më 16 shkurt në rrethana ende të paqarta. Qindra qytetarë janë arrestuar teksa nderonin trashëgiminë e Navalnyt.

Një vajzë afgane mban një dordolec përgjatë një trotuari në Kabul.

Gratë duke bërë blerje në një treg të mbuluar në qytetin iranian Qom.

Njerëzit mblidhen në mbështetje të Ukrainës në Pragë në përvjetorin e dytë të pushtimit të plotë nga Rusia më 24 shkurt.

Homazhe për kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg në Rusi në rrethana të paqarta dhe përvjetori i dytë pushtimit rus në Ukrainë, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë e javës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)