Fotografitë e javës

Ushtarët ukrainas shihen përmes syzeve të natës, gjatë një misioni në vijën e parë të frontit pranë Avdivkas.

Lojtarët marrin pjesë në një turne kok-boru si pjesë e festimeve të Nevruzit në Bishkek, Kirgistan.

Njerëzit strehohen në një stacion metroje në Kiev gjatë sulmeve ruse me raketa në kryeqytetin ukrainas.

Pemët e lulëzuara në një rrugë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, 22 mars 2024.

Një punëtor shëndetësor ngushëllon një grua në vendin ku ndodhi një sulm ajror rus në Zaporizhja, Ukrainë.

Të afërmit marrin pjesë në funeralin e një afgani që u vra në një sulm vetëvrasës në Kandahar më 21 mars.

Vajzat kirgize pozojnë të veshura me kostume tradicionale gjatë festës së Nevruzit në Bishkek.

Një xhami e ndriçuar gjatë muajit të Ramazanit, në Prishtinë, Kosovë, 19 mars 2024.

Peshkatarët pakistanezë duke bërë iftar në kuvertën e anijes së peshkimit në një port në Karaçi.

Gratë dhe fëmijët presin të marrin ushqim falas të shpërndarë nga banorët vendas për iftar gjatë muajit të shenjtë, Ramazanit, në Peshavar, Pakistan.

Vajzat duke ushtruar balet në një strehimore nga bombat në Harkiv, Ukrainë.

Gratë afgane marrin ushqim nga një organizatë bamirëse lokale gjatë muajit të agjërimit, Ramazanit, në provincën Herat.
 

Një mural në një memorial në Izjum përshkruan dy ushtarë, ukrainas dhe rus, duke tërhequr litarin e luftës, Harkiv, Ukrainë.

Një iranian zbukuron një tryezë me Haft-Sin në Teheran gjatë përgatitjeve për Vitin e Ri Persian që njihet si Nevruz.

Një pamje nga lart tregon shtëpitë e shkatërruara gjatë luftimeve me trupat ruse në fshatin Kamenka, rajoni i Harkivit, Ukrainë.

Njerëzit kalojnë pranë një imazhi të presidentit rus, Vladimir Putin, me veshje të burgosurish në Kiev.

Oficerët e zbatimit të ligjit largohen pas përfundimit të një tubimi dhe një koncerti për festimin e 10-vjetorit të pushtimit të Krimesë nga Rusia në Sheshin e Kuq në Moskë.
 

Natalya duke qarë gjatë funeralit të bashkëshortit të saj në Bilhorod-Dnistrovskiy, Ukrainë. Vitaliy Alimov, zjarrfikës, u vra në një sulm rus në Odesa më 15 mars.

Një prokuror analizon pjesët e raketave që u mblodhën për të hetuar krimet ushtarake të Rusisë në Harkiv.
 

Avionët pakistanezë kryejnë manovra aerobatike gjatë provave para Ditës së Pakistanit, në Islamabad.
 

Burrat afganë qëndorjnë ulur pranë lumit Kokcha në Fayzabad.

Një burrë kalon me biçikletë pranë një avioni të epokës sovjetike të instaluar si monument në Baikonur, Kazakistan.