Kush është grupi iranian që lidhet me sulmin kibernetik ndaj frigoriferëve?
Your browser doesn’t support HTML5
Qeveria franceze ka thënë se grupi iranian i hakerëve, Shahid Kaveh, qëndron pas një sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve, i cili shkaktoi prishjen e produkteve ushqimore në rreth 700 pika shitjeje gjatë tetorit. Grupi njihet edhe me emra të tjerë dhe është akuzuar edhe më parë për sulme të ngjashme. Ministria e Jashtme e Iranit i ka cilësuar akuzat franceze si “të pabaza dhe armiqësore”.