Si hollohet uraniumi?
Your browser doesn’t support HTML5
Në vitet 1990, shkencëtarët amerikanë dhe rusë realizuan një nga manovrat më të mëdha në historinë bërthamore: e shndërruan uraniumin e pasuruar për armë në material që nuk mund të përdorej më për prodhimin e një bombe. Tani, Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përpiqen ta përsërisin këtë histori. Sipas planit të ri 60-ditor për paqe, Irani ka pranuar të hollojë rezervat e tij aktuale të uraniumit. Por, si mund të “hollohet” një metal radioaktiv? Nuk është aq e thjeshtë sa t’i shtosh ujë.