Nga Ibri te "Shqipëria e Madhe": Si u përfshi Tirana në përplasjen mes Beogradit dhe Prishtinës
Your browser doesn’t support HTML5
Një deklaratë e presidentit të Serbisë për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër riktheu në vëmendje një ide të vjetër - dhe hapi një debat të ri rajonal. Kosova e cilësoi atë si kërcënim, ndërsa Shqipëria dhe Serbia u përplasën publikisht për të drejtën e menaxhimit të lumit. Në thelb të diskutimit janë liqeni i Ujmanit, burimet ujore të Kosovës dhe kufijtë e ndërhyrjes së një shteti në një sistem ujor ndërkufitar.