A ka dorë Irani në protestat në Tiranë?
Your browser doesn’t support HTML5
Protestat në Tiranë po përshkallëzohen mes akuzash për ndikim iranian. Kryeministri Edi Rama ka identifikuar publikisht dy persona si të dyshuar për lidhje me Teheranin, ndërsa aktivistët e protestës i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke kërkuar prova konkrete. Çfarë qëndron pas dyshimeve dhe pse Shqipëria mbetet veçanërisht e ndjeshme ndaj ndikimit iranian?