Iranianët përgatiten për Vitin e Ri Persian

Gratë iraniane duke ndezur një fener në prag të festës së të mërkurës në Teheran më 12 mars, përpara Nevruzit, Vitit të Ri Persian, i cili fillon më 20 mars dhe përkon me ditën e parë të pranverës.

Festimet po bëhen në një atmosferë zhgënjimi në rritje ndaj klerikëve udhëheqës që shkaktoi pjesëmarrjen më të ulët historikisht në zgjedhjet parlamentare të 1 marsit. 
 

Një çift iranian duke ndihmuar një fëmijë të kërcejë mbi një zjarr, si pjesë e ritualit të lashtë.

Pjesëmarrja zyrtare prej 41 për qind për zgjedhjet parlamentare ishte më e ulëta që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Kritikët pretendojnë se pjesëmarrja e vërtetë ka të ngjarë të jetë edhe më e ulët.

Iranianët të kapur për dore kënduan dhe vallëzuan deri në orët e vona të natës.

Në një raport  të lëshuar më 8 mars, Zyra e Kombeve të Bashkuara e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), tha se "shtypja e protestave paqësore" nga Irani dhe "diskriminimi institucional kundër grave dhe vajzave" kanë çuar në shkelje të të drejtave të njeriut, disa prej të cilave përbëjnë "krime kundër njerëzimit".

Njerëzit duke lëshuar fenerë dëshirash në qiell natën.

Raporti vuri në dukje shkelje dhe krime të tilla si: "vrasje dhe vrasjet e qëllimshme pa gjyq dhe të paligjshme, përdorimi i panevojshëm dhe joproporcional i forcës, privimi arbitrar nga liria, tortura, përdhunimi, zhdukjet me forcë dhe persekutimi gjinor".

Një burrë iranian tregohet kreativ.

Raporti tha se këto shkelje erdhën në kontekstin e protestave "Gratë, Jeta, Liria"" të nxitura nga vdekja e një gruaje kurde iraniane, Mahsa Amini, në shtator të vitit 2022, pasi ajo u arrestua për gjoja se nuk e respektoi ligjin e Iranit për vendosjen e hixhabit.


 

Iranianët në të gjithë vendin morën pjesë në festime ku u dëgjuan edhe brohoritje "liri".

Vlerësohet se numri i protestuesve të vrarë gjatë shtypjes së protestave është më i madh se 500.

Një vajzë iraniane duke kërcyer sipër zjarrit.

Gratë dhe vajzat, duke treguar solidaritetin e tyre me Mahsa Aminin dhe zemërimin ndaj udhëheqësve klerikë të Iranit kanë hequr hixhabet e tyre, duke luajtur një rol të rëndësishëm në protestat mbarëkombëtare.

Pjesëmarrësit në festën tradicionale të zjarrit të njohur si Chaharshanbe Suri më 12 mars. Festivali i lashtë persian me origjinë zoroastriane shënon pragun e së mërkurës së fundit përpara Vitit të Ri Persian, Nevruzin, që fillon më 20 mars. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)