Java nëpërmjet fotografive

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, në 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të Prishtinës për të shënuar 15 vjet shtetësi. Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008.

Punonjësit e shpëtimit nga Kazakistani dhe Turqia nxorën një të mbijetuar nga një ndërtesë e shembur në Turqinë jugore, më 13 shkurt, pas një tërmetit që mori jetën e më shumë se 46.000 njerëzve.

Patinatorët rusë të patinazhit artistik, Victoria Sinitsina (majtas) dhe Nikita Katsalapov, duke performuar në një shfaqje në arenën CSKA në Moskë më 14 shkurt.

Një grua duke shkruar një slogan në një mur  të dëmtuar pranë këpucëve të ekspozuara në në Sheshin e Qytetit të Vjetër në Pragë. Këpucët në këtë instalacion simbolizojnë krimet e supozuara të luftës të kryera kundër civilëve ukrainas nga forcat ruse në Ukrainë, në prag të njëvjetorit të pushtimit rus.

Ndërtimi i shtëpive të reja për t'i zëvendësuar ato të shkatërruara gjatë sulmeve ruse përgjatë rrugës Vokzalna në Buça, afër Kievit.

Roza duke qarë mbi trupin e burrit të saj, Oleksandr Maksymenko, 38 vjeç, gjatë funeralit të tij në fshatin e tij të lindjes Kniazhyçi, në lindje të Kievit. Oleksandr, një civil i cili ishte vullnetar në forcat e armatosura të Ukrainës, u vra gjatë luftimeve në zonën e Bahmutit.

Njerëzit me rroba banje qëndrojnë në diell përballë murit të kalasë Pjetri dhe Pali në bregun e lumit Neva në Shën Petersburg, Rusi.

Figura e presidentit rus Vladimir Putin duke e puthur djallin në një paradë në Këln, Gjermani.

Një djalë afgan duke qëndruar në derën e një dyqani buke në distriktin Fayzabad të provincës Badakhshan.

Shitësit afganë të trëndafilave presin klientët përgjatë një rruge me rastin e Ditës së Shën Valentinit në zonën Shar-e-Naw të Kabulit, më 14 shkurt.

Vullnetarët nga organizata joqeveritare lokale Pomozi.ba ndihmojnë në renditjen dhe paketimin e donacioneve në Sarajevë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Siri dhe Turqi.

Presidenti hungarez, Katalin Novak, (i treti nga e majta) dhe presidenti i Kirgistanit, Sadyr Japarov, (i dyti nga e majta), inspektojnë gardën e nderit gjatë një ceremonie mirëseardhjeje përpara ndërtesës së Parlamentit në sheshin Kossuth në Budapest.

Parashutistët e Brigadës së Sulmit Ajror të 38-të të Gardës së Veçantë -- një brigadë e forcave speciale të forcave të armatosura të Bjellorusisë -- duke u stërvitur në terrenin e brigadës në Brest.

Punonjësit shëndetësorë duke u larguar pas u kanë dhënë dozat e vaksinës kundër poliomielitit fëmijët në Lahore, Pakistan.

Iryna Hryhoryeva ulet me djalin e saj Bohdan, 2 vjeç, brenda një treni evakuimi në Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut, pasi la fshatin e saj që gjendet pranë vijave të frontit të Bahmut, mes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Protestuesit duke mbajtur një flamur gjigant serb gjatë një tubimi në Beograd kundër autoriteteve serbe dhe planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Një ushtarak ukrainas i brigadës 93 mbyll veshët ndërsa gjuan një mortajë franceze 120 milimetërshe drejt pozicioneve ruse në Bahmut.

Javeria Wadood Khan nga Pakistani duke shikuar topin pasi ka shënuar një goditje gjatë ndeshjes së kriketit për Kupës së Botës për femra të Grupit B T20 ndërmjet Pakistanit dhe Irlandës në stadiumin Newlands në Cape Town.

Një shitës zogjsh duke pritur klientët në tregun e shpendëve Koch-e Kafuroshi në Kabul.

Fëmijët duke mësuar Kuran jashtë një xhamie në lagjen Zhari të provincës Kandahar.

Një grua duke ecur pranë një makine të zbukuruar dhe arusha pelushi në Bukuresht më 14 shkurt.

Njerëzit mbushin bateritë e telefonave të tyre celularë duke përdorur energjinë nga një gjenerator i ofruar nga qyteti në Siversk, Ukrainë.

Një fotografi e bërë me dron tregon korrjen e kallamit me një kombajnë të specializuar, si një masë për menaxhimin e habitatit të kafshëve të egra në brigjet e liqenit Balaton në Balatonszemes, në Hungari, 16 shkurt 2023.

Zyrtarët ushtarakë marrin pjesë në një ceremoni përkujtimore për ushtarakët e vrarë në Afganistan, në Bishkek më 15 shkurt.

Shënimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi e Siri, e lufta në Ukrainë - këto janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga REL ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)