Java përmes fotove

Disa njerëz duke marrë pjesë një djegien e përvitshme tradicionale të dushkut, për të festuar Krishtlindjet ortodokse, para një katedraleje në Podgoricë, Mal i Zi, më 6 janar.

Një burrë duke i treguar aftësitë e tij të kalërimit gjatë festimit të Epifanisë, në fshatin Pietrosani, në Rumani, më 6 janar.

Një grua afgane e veshur me burka duke qëndruar e ulur në tokë, me fëmijën e saj në prehër, teksa kërkonte lëmoshë nga kalimtarët në një urë në Kabul, Afganistan, më 6 janar.

Trupat kazake duke qëndruar në sheshin kryesor të Almatit, në Kazakistan, më 6 janar, pasi qeveria shtypi protestat antiqeveritare pas rritjes së çmimit të karburanteve. Presidenti Qasym-Zhomart Toqaev i paralajmëroi ashpër protestuesit se u kishte dhënë forcave të sigurisë dritën e gjelbër për të shtëna pa paralajmërim. Dhjetëra persona - përfshirë 18 oficerë të sigurisë - janë vrarë gjatë përleshjeve.

Një grua duke ecur bashkë me qenin e saj, para një aeroplani luftarak MiG-19, monument për pilotët ushtarakë, në Parkun e Aviatorëve në Shën Pjetërburg, Rusi, më 7 janar.

Kokat e manikinëve shihen në një dyqan rrobash për gra në Herat, më 5 janar, pasi talibanët urdhëruan pronarët e bizneseve në perëndim të Afganistanit që t'i hiqnin kokat e kukullave, duke ngulmuar se figurat që përfaqësojnë formën e njeriut shkelin të drejtën islamike.

Nusja myslimane, Kimile Avdinova, duke përjetuar vendosjen e makijazhit në fytyrë, para dasmës së saj në fshatin Ribnovo, në Bullgari, më 2 janar. Fshati i largët malor e ka mbajtur gjallë traditën e dasmës dimërore, pavarësisht dekadave të persekutimit gjatë komunizmit. Pjesa më interesante e ceremonisë është zbukurimi i fytyrës së nuses, në një rit privat ku marrin pjesë vetëm gratë e familjes.

Një grua duke shikuar një shfaqje dritash gjatë festimit të Vitit të Ri, në Bukuresht, Rumani, më 1 janar.

Oficerë policorë duke ecur në një rrugë të dekoruar për Krishtlindjet ortodokse, në mes të pandemisë së COVID-19, në Moskë, Rusi, më 3 janar.

Ushtarë ukrainas duke ecur përgjatë vijës së ndarjes nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në rajonin e Donetskut, në lindje të Ukrainës, më 2 janar.

Laborantët pakistanezë duke pritur që njerëzit të paraqiten për të bërë teste për koronavirus në spitalin PIMS, në Islamabad, Pakistan, më 3 janar.

Një monument kushtuar ish-presidentit Nursultan Nazarbaev shihet i rrëzuar nga protestuesit në Taldikorgan, në jug të Kazakistanit, më 5 janar. Presidenti aktual, Qasym-Zhomart Toqaev, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin, pasi mijëra protestues antiqeveritarë u përleshën me policinë dhe u futën në ndërtesat qeveritare në një valë të paprecedentë të trazirave në vendin e pasur me naftë në Azinë Qendrore, e cila u nxit nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Një infermiere duke iu përgjigjur një thirrjeje të pranuar nga Spitali i Kujdesit Urgjent në Rostov mbi Don, Rusi, më 1 janar.

Një grua duke marrë pjesë në një ngjarje përkujtimore në qytetin e Kievit, në Ukrainë, më 8 janar, për nder të viktimave të rrëzimit të avionit me pasagjerë të fluturimit PS752, në Iran, më 8 janar të vitit 2020.