KFOR-i aktivizon rezervistët afër Gjakovës

Ushtarët britanikë të NATO-s, të angazhuar në kuadër të KFOR-it, duke bërë stërvitje për menaxhimin e turmave dhe të trazirave, afër qytetit të Gjakovës.

Një ushtar i NATO-s duke marrë në shenjë me pushkën e tij, gjatë ushtrimeve në Kosovë.

Ushtarët britanikë të NATO-s duke bërë ushtrime në një fushë të kapluar nga gazi lotsjellës, gjatë stërvitjeve afër Gjakovës.

Një kordon i ushtarëve italianë të NATO-s duke u stërvitur në Kosovë.

Një ushtar i NATO-s duke vrapuar bashkë me një qen ushtarak, teksa merrnin pjesë në një ushtrim rutinor në mbështetje të KFOR-it në Kosovë.

Ushtarët britanikë të NATO-s duke bërë ushtrime, teksa prapa tyre qëndronte në ajër një helikopter.

Ushtarët britanikë të NATO-s duke shkuar për t'i zënë pozicionet e tyre në stërvitje.

Ushtarët italianë të NATO-s duke ushtruar afër Gjakovës.