Kerry: SHBA e angazhuar për sigurinë në Azinë Qendrore

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry, ka siguruar Taxhikistanin se Uashingtoni do të mbetet i angazhuar për sigurinë e këtij vendi. Taxhikistani, vend fqinj i Afganistanit, është i shqetësuar për përhapjen e militantizmit islamik. “Kam theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bashkëpunimin me Taxhikistanin dhe vendet e tjera në rajon, për të forcuar sigurinë kufitare. Po ashtu kemi diskutuar vendimin e presidentit Obama për të lënë trupa në Afganistan, në mënyrë që t’i kontribuojnë stabilitetit rajonal”, ka thënë Kerry pas takimit me presidentin taxhik, Emomali Rahmon, në Dushanbe. Kerry ka zhvilluar këtë javë turne në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.