Ukrainasit protestojnë kundër një kompleksi banesor

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kievë të Ukrainës, është protestuar për të dytën herë me radhë,lidhur me ndërtimin e një kompleksi banesor, që thuhet se është pa leje. Më 8 shtator, banorët e zemëruar të qarkut Syvatoshyno, kanë shkatërruar rrethojat e metalit dhe kanë hyrë në vendin e ndërtimit. Ata po akuzojnë ndërtuesin e këtij kompleksi, se në mënyrë të paligjshme ka marrë tokat afër shtëpisë së tyre. Banorët po mbështeten nga veteranët e Batalionit Azov, të cilët së fundmi kanë luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në lindje të Ukrainës. Banorët e kësaj zone kanë thënë se disa banditë janë paguar që ta ruajnë vendin e ndërtimit. Këta protestues janë zotuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë ndërtimin e këtij kompleksi banesor, derisa punimet të ndalen.