Tensione midis Afganistanit e Pakistanit

Your browser doesn’t support HTML5

Qindra kamionë mbeten të bllokuar në të dyja anët e kufirit Pakistan-Afganistan, pasi beteja me armë midis ushtarëve të të dyja vendeve ka rezultuar me disa të vrarë. Kufiri ka qenë i mbyllur edhe të mërkurën, për të tretën ditë me radhë. Ushtria afgane ka thënë se tre ushtarë të saj janë vrarë në luftimet e kësaj jave. Nga të dyja palët janë raportuar disa ushtarë të plagosur.