Pësojnë policët nga sulmet në Pakistan

Your browser doesn’t support HTML5

Dy shpërthime në qytetin verior pakistanez të Peshauarit kanë vrarë një zyrtar policor dhe lënduar 18 njerëz të tjerë. Policia tha se bomba e parë, e vendosur në afërsi të rrugës, shpërtheu kur një veturë policie kaloi në Aslam Dheri, një lagje në periferi të qytetit.Bomba e dytë shpërtheu në kohën kur në vendin e ngjarjes arritën ekipet policore.Në mesin e të lënduarve ka zyrtarë policorë, pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe të mediave.Një grup i militantëve talibanë nga Pakistani, të quajtur "Jumat-ul-Ahrar", e morën përgjegjësinë për sulmin. Ka kohë që kjo zonë është bërë qendër e militantëve të Shtetit Islamik në Pakistan, dhe Peshauari së fundmi ka përjetuar disa sulme të kryera nga militantët.