Kriza ekonomike në Kazakistan çon në protesta

Your browser doesn’t support HTML5

Një grup klientësh ka protestuar të mërkurën përpara bankave kryesore në qytetin Almati të Kazakistanit. Ata kanë bërë thirrje për rillogaritje të kredive të tyre, në kohën e krizës së re ekonomike. Protestuesit kanë djegur po ashtu kartelat me logon e bankave në to. Kazakistani, i cili varet nga eksporti i naftës, është në krizë të thellë ekonomike. Monedha e tij, tenge, ka rënë ndjeshëm verën e kaluar, ndërsa normat e interesit të kredive janë rritur. Monedha kazake, më 18 janar, ka rënë në 380 për një dollar, krahasuar me 180, një vit më parë.