Pensionistët serbë protestojnë

Your browser doesn’t support HTML5

Dhjetëra pensionistë serbë kanë protestuar në qendër të Beogradit, për të nxjerrë në pah situatën e tyre të përkeqësuar ekonomike. Ata janë mbledhur jashtë Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar nga qeveria që të shfuqizojë vendimin për zvogëlim të pensioneve. Grupi ka protestuar po ashtu jashtë studiove të televizionit shtetëror, duke thënë se transmetuesi ka injoruar gjendjen e tyre.