Rasti Karaxhiq: Viktimat kërkojnë drejtësi

Your browser doesn’t support HTML5

Viktimat e luftës së viteve 1990 në Bosnje janë mbledhur në Sarajevë përpara se të nisen drejt Hagës. Vendimi për rastin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të shpallet në kryeqytetin e Holandës të enjten. Karaxhiq është akuzuar për gjenocid, vrasje, përdhunim dhe vepra të tjera gjatë konfliktit në Bosnje. Ai gjithmonë e ka hedhur poshtë përgjegjësinë për krime. Lufta në Bosnje ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur. Viktimat e luftës kanë shfaqur shpresën se Karaxhiq do të shpallet fajtor për të gjitha akuzat. Nëse dënohet, ai përballet me mundësinë e burgimit të përjetshëm.