Moldavët kërkojnë ribashkim me Rumaninë

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin e Moldavisë, Chisinau, me kërkesën që vendi të ribashkohet me Rumaninë. Me ekonominë e vendit të rrënuar nga korrupsioni dhe trazirat politike, protestuesit duan që Moldavia t’i bashkohet BE-së. Ata kërkuan ribashkimin me Rumaninë, e cila veçse është anëtare e Bashkimit Evropian. Protesta përkoi edhe me shënimin e 98 vjetorit të ish-territorit të Bessarabisë, i cili shtrihej në territorin e sotëm të Moldavisë dhe Rumanisë. Më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky territor ishte përfshirë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, me shumicën e tij që u shndrrua në republikën sovjetike të Moldavisë.