Kosova mes “dy Uashingtonëve”
Your browser doesn’t support HTML5
Gjashtë vjet pasi Donald Trump i solli Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pak ka mbetur nga vrulli që shoqëroi Marrëveshjen e Uashingtonit. Njohës amerikanë të rajonit thonë se Beogradi është përshtatur më mirë se Prishtina me një Amerikë gjithnjë e më transaksionale. Me vëmendjen e Uashingtonit në rënie, Kosovën në krizë politike dhe dialogun të ngrirë, ata paralajmërojnë se status quo-ja mund të krijojë terren për destabilitet të ri. (Realizimi: Mahir Elshani)