Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota. Pas disa vizitave që i ka bërë Radio Evropa e Lirë më 3 mars dhe 9 mars në disa pika të shitjes, dallimi është i qartë: çmimet e naftës kanë lëvizur të paktën 20 centë brenda pak ditëve. Të hënën është bërë e ditur se për herë të parë prej vitit 2022, çmimi i një fuçie naftë në botë e ka kaluar 100-dollarëshin.