Kosova në festë

Një nga dekorimet e shumta të vendosura në qendër të Prishtinës, për nder të 10-vjetorit të pavarësisë.

Një burrë ka veshur një kapelë dhe shall me simbolet shtetërore të Kosovës 

10 vjet shtet

Shumë nxënës, në mënyrë të organizuar, sot kanë shëtitur nëpër sheshet e Prishtinës. Ata janë veshur me ngjyrat e flamurit shtetëror.

Përveç flamurit të Kosovës, në Prishtinë janë vendosur edhe ai i Dardanisë, flamuri i UÇK-së dhe flamuri kombëtar shqiptar.

Në ndërtesën e Qeverisë dhe të Kuvendit janë vendosur flamuj të Kosovës.

Në skenën gjigante në Prishtinë po bëhen përgatitjet e fundit. Më 17 shkurt, aty do të performojë edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Në këto ditë, në Prishtinë janë organizuar shumë aktivitetet kulturore dhe sportive.

Kosova edhe dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, është njëra nga shtetet më të varfra në Evropë.