Kosova përballë një dimri tjetër me pasiguri energjetike

Your browser doesn’t support HTML5

A e pret Kosovën një dimër tjetër me ndërprerje të energjisë elektrike? Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën dhe importi kushton shtrenjtë. Qeveria ka shpallur masa emergjente për 60 ditë, por ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku, dyshon se ato do ta përmirësojnë furnizimin. Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, ai flet për kostot që ndërprerjet mund t’u sjellin bizneseve dhe çfarë mund të bëjë Kosova për ta ulur varësinë nga importi.