Në Kosovë vazhdojnë protestat kundër aktgjykimit të Speciales ndaj katërshes së UÇK-së

Disa burra të veshur me uniformë të UÇK-së rreshtohen në protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Shqiptarët e Kosovës po protestojnë kundër aktgjykimit qysh nga dita e shqiptimit të tij në Hagë më 16 shtator.

Një vajzë e vogël me kapelë me logon e UÇK-së merr pjesë në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Dënimi muajin e kaluar i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25, i ish-kryetarit tjetër të Kuvendit, Kadri Veseli, me 18, dhe i ish-deputetit Rexhep Selimi me 13, është kundërshtuar gjerësisht në Kosovë.

Që të katërtit udhëhoqën luftën e UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe në vitet 1998-1999, dhe shihen si heronj nga shqiptarët e Kosovës.

Protestues duke e kaluar kordonin e Policisë për t'u futur në oborrin e Qeverisë së Kosovës në përfundim të protestës.

Ata vendosën në derën e ndërtesës qeveritare dosje me uniforma të UÇK-së.

Një protesues i ri mban në dorën e djathtë flamurin e UÇK-së, ndërsa në të majtën një flakadanë.

Për shumë njerëz në Kosovë, aktgjykimi e cilëson UÇK-në si "organizatë të përbashkët kriminale", megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në aktgjykim se lufta e UÇK-së për liri nuk u gjykua.

Një burrë i veshur në uniformë të UÇK-së shikon teksa merr pjesë në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Një djalë i ri i veshur në uniformë të UÇK-së brohorit teksa në prapavijë shihen pankarta me mbishkrimin: "Jo në emrin tim", "Liria ka emër", në protestën kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Një burrë me plis, kapelën tradicionale kombëtare shqiptare, mban në duar një flamur me fotografitë e Thaçit dhe Veselit, si dhe logon e UÇK-së.

Fotografitë e ish-krerëve të dënuar të UÇK-së gjatë protestes në sheshin "Skendërbeu" në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës, pjesë e së cilës ishin Thaçi, Veseli e Krasniqi dikur, ka nisur një përpjekje për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Nuk është e qartë se kjo nismë do të kalojë në Kuvend dhe nëse do të kishte ndikim.

Flamuri i UÇK-së në ballë të protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Një pankartë me mbishkrimin "Ne të duam, ti e di", gjatë protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Kjo fjali i referohet deklaratës së famshme të Hashim Thaçit, i cili gjatë një argumenti në një komision parlamentar më 2019, i kishte thënë deputetit Sami Kurteshi "Unë të dua, ti e di".

Një flamur i madh kombëtar shqiptar shihet në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së me burgim për krime lufte.

Protesta e 1 tetorit, e organizuar nga platforma "Liria ka Emër", kaloi e qetë dhe pa incidente për gjatë dy orëve sa zgjati, tha Policia e Kosovës.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar. Ata valëvitën flamuj me simbolet e UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Protesta, e thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, përfundoi e qetë dhe pa incidente. Shqiptarët e Kosovës kanë protestuar vazhdimisht qëkurse gjykata i dënoi ata me gjithsej 81 vjet burgim.