Ortodoksët festojnë Krishtlindjen në pandemi

Dy djem të veshur me veshje tradicionale, qëndrojnë në Katedralen në Tbilisi, teksa gjeorgjianët festojnë Krishtlindjen Ortodokse më 7 janar.

Të krishterët djegin dushk para katedrales Shën Sava në Beograd më 6 janar. Tradita e djegies së dushkut besohet se i paraprin krishterimit, por tani ky ritual është pjesë qendrore e shumë festimeve të Krishtlindjes në shumë vende të Ballkanit.

Besimtarët ke maska në fytyrë, marrin pjesë në meshën në Katedralen e Shën Volodimirit në Kiev.

Besimtaret në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Garegin II, kreu i Kishës Apostolike armene, drejtoi shërbimet fetare në vigjilje të Krishtlindjes Ortodokse më 6 janar. Në këtë ceremoni fetare nuk mori pjesë kryeministri armen, Nikol Pashinian, pasi Garegin kishte bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit armen për shkak të mënyrës se si ai e menaxhoi situatën sa i përket luftimeve të fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Besimtarët ortodoksë maqedonas në Kishën e Shën Klementit në Shkup.

Presidenti rus, Vladimir Putin merr pjesë në meshën e mbajtur për Krishtlindje, në një kishë të vogël, e ndërtuar në shekullin e 13, që gjendet pranë Veliky Novgorrodit.

Besimtarët mbajnë distancë nga njëri-tjetri para se të nisë mesha e Krishtlindjes në Kishën e Shën Savës në Beograd.

Mesha e Krishtlindjes në katedralen në Nur-Sultan të Kazakistanit. Feja ortodokse është feja e dytë në këtë shtet me shumicë myslimane.

Një grua lutet në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem të Bregun perëndimor. Në këtë vend të Kishës, besimtarët besojnë se ka lindur Jezu Krishti.

Patriarku rus, Kirlli gjatë meshës së Krishlindjes në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Serbët etnikë në Kosovë marrin pjesë në meshën e mbajtur në fshatin Gushtericë.

Besimtarët qëndrojnë brenda Katedrales së Trinisë së Shenjtë në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Besimtarët në Mal të Zi kryejnë ritualin e djegies së dushkut në Cetine.

Qytetarët armenë marrin pjesë në meshën e mbajtur në Jerevan.

Një vajzë e vogël ndez një qiri në një katedrale të Shën Petersburg të Rusisë.