Me simbole të Kosovës, kryetarët e rinj serbë marrin pushtetin në veri

Your browser doesn’t support HTML5

Lista Serbe do të drejtojë përsëri për katër vjetët e ardhshëm komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, tre vjet pasi ishte larguar nga institucionet e Kosovës. Kryetarët e rinj bënë betimin me simbole dhe ligje të Kosovës. Pjesëtarët e komunitetit serb, me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë, nuk kanë pritshmëri të mëdha nga pushteti i ri lokal, edhe pse nuk i kishin pranuar as kryetarët shqiptarë që prej vitit 2023 udhëhiqnin katër komunat në veri, pasi Lista Serbe kishte bojkotuar zgjedhjet.