Gazetare e Radios Evropa e Lirë.
Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, tha se komuniteti akademik nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për përplasje politike dhe se rektori e drejtuesit e fakulteteve të tij i kryejnë detyrat e veta “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.
Një grup studentësh nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut ka ngritur dyshime se në disa institucione të Serbisë në Kosovë po shkatërrohen dokumente zyrtare.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo shtoi se mbetet e “përkushtuar” ndaj institucioneve në Beograd, pas humbjes së partisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila mbështeste këtë parti.
Thasë të zinj mbeturinash, të mbushur me dokumente të shkatërruara, zyra të mbyllura me çelës në institucionet shtetërore dhe veprimtari që, sipas dëshmive të punonjësve, po zhvillohen gjatë natës.
Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, në të cilat fitoi Lista Studentore.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi të rifillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve dhe që të dyja palët të përqendrohen në integrimet evropiane.
Lista Studentore kërkon rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën, ndërsa analistët shohin më shumë hapësirë për ndryshime në raportin me serbët e Kosovës sesa në qëndrimin ndaj shtetësisë së saj.
Në Kosovë, një 22-vjeçar, pas dy dekadash pritjeje për njohjen e atësisë, tani kërkon pagesën e alimentacionit. Pse nuk mjafton as marrëveshja gjyqësore?
Numri i votuesve nga Kosova është rritur me më shumë se 20 mijë mes dy cikleve zgjedhore në Serbi, tregon një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që mund të dëgjohen në fushatën e partive të ndryshme politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 25 tetor.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka thënë se hetimet ndaj Milan Radoiçiqit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, janë ende në vazhdim.
Policia e Kosovës ka ndërprerë një tubim që po zhvillohej në ambientet e Shkollës Teknike në Mitrovicë të Veriut për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Derisa Kremlini e mbështet publikisht presidentin në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 25 tetor, mediat shtetërore ruse në Serbi i japin hapësirë edhe Listës së Studentëve.
Për vite me radhë, partitë shqiptare kanë ndarë të ndara nga ambiciet politike, rivalitetet dhe pikëpamjet e ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të interesave të shqiptarëve në Serbi.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka bërë të ditur se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie - që është më e madhja e serbëve në Kosovë dhe ka mbështetjen e Beogradit - kanë marrë thirrje, në cilësinë e të dyshuarve, nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit të Prokurorisë Speciale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar politikanin nga Kosova, Nenad Rashiq, se, siç u shpreh ai, “verbërisht po zbaton urdhrat e [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit”.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor, rikthyen në vëmendje edhe politikën e Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, veçanërisht mes partive dhe nismave politike serbe që veprojnë në Kosovë.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por për këtë nevojitet miratimi i institucioneve të Kosovës.
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Në Kosovë, mënyra se si përfaqësohen komunitetet joshumicë në institucionet e vendit përcaktohet me Kushtetutë dhe ligje.
Shfaq më shumë