Kundërmim e helmim: Dekada jetë afër deponisë së mbeturinave në Pejë
Your browser doesn’t support HTML5
Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik - këto ishin vetëm disa nga pasojat nga një zjarr që kaploi një deponi të mbeturinave në perëndim të Kosovës, në korrik. Edhe pa zjarr, sipas banorëve që jetojnë afër, ndotja nga deponia në komunën e Pejës – që ishte dashur të mbyllej vite më parë – ua ka bërë jetën të vështirë e të pasigurt.