Kur Muri filloi të ngrihej: Berlin, 1961

Trupat e Gjermanisë Lindore u dislokuan në mënyrë masive pas ndarjes së Berlinit Lindor dhe Perëndimor, më 13 gusht 1961.

Policia e Gjermanisë Lindore duke patrulluar pranë një sektori të përkohshëm dhe të parafabrikuar të Murit të Berlinit.

Pas mesnatës, më 13 gusht, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të ndërtojnë atë që udhëheqësi komunist, Walter Ulbricht, e quajti "barrierë mbrojtëse antifashiste". Dy muaj më herët, më 15 qershor, ai kishte deklaruar se "askush nuk synon të ngre mur".

Një pjesë e murit të përkohshëm në Berlin.

Në javën e parë të ndarjes së Berlinit, autoritetet e Gjermanisë Lindore ngrenë një gardh prej telash me gjemba, dhe dislokuan patrulla të shumta të armatosura. Ndërtimi i murit të vërtetë do të niste nja një javë më vonë.

Një automjet i blinduar i Gjermanisë Lindore duke patrulluar kufirin zonal ndërmjet Berlinit Lindor dhe Perëndimor, në mesin e gushtit të vitit 1961.

William Marsh, shef i byrosë në Berlin të Radios Evropa e Lirë, duke zhvilluar një intervistë me një zyrtar policor, në Sheshin e Potsdamit.

Në prapavijë, punonjësit gjermanolindorë shihen duke ndërtuar murin e përhershëm, që ndau sheshin dhe e bëri atë tokë të shkretë.

Pamje nga Perëndimi drejt Lindjes e Murit të sapondërtuar të Berlinit.

Më 19 gusht 1961, Muri i mori jetën njeriut të parë, i cili ra duke u përpjekur për ta kaluar atë, nga banesa e tij në Berlinin Lindor.

Pamje e Murit të Berlinit, pak ditë pas ndërtimit të tij.

Më 24 gusht 1961, Guenter Litfin, 24-vjeçar, u vra teksa po notonte përgjatë Lumit Spre. Incidenti është njohur gjerësisht si data e vrasjes së parë e një personi në përpjekje për t'u arratisur, nga rojat kufitare, pas ndërtimit të Murit.

Më 17 gusht 1962, Peter Fechter, 18-vjeçar, vdiq në terren neutral ndërmjet Berlinit Lindor dhe Perëndimor, pasi u qëllua gjatë përpjekjes për të ikur. Kameramanët perëndimorë e xhiruan skenën për gati një orë, para se rojat ta merrnin trupin e tij.

Muri, me Portën e Brandenburgut në prapavijë.

Më 12 qershor 1987, afër këtij vendi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagon, bëri deklaratën e famshme, si porosi për udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev: "Zotëri Gorbachev, rrëzoje këtë mur!".

Pamje nga Perëndimi e Portës së Brandenburgut, më 1961.