Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Your browser doesn’t support HTML5

Në kohën kur Kosova po përballet me krizë institucionale dhe partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, qytetarët kanë një kërkesë të qartë: kreu i ardhshëm i shtetit të jetë jopartiak dhe të gëzojë konsensus të gjerë. Disa prej tyre madje propozojnë edhe emra konkretë.