Kush e kërcënon Serbinë?

Your browser doesn’t support HTML5

Serbia nuk po gjen qetësi përballë bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti Aleksandar Vuçiq e ka interpretuar këtë zhvillim si kërcënim dhe ka paralajmëruar rritje të armatimit si përgjigje. Sipas analistëve, kjo retorikë lidhet më shumë me ndërtimin e një narrativi të brendshëm sesa me rreziqe reale. Aleksandar Radiq thekson se synim i Vuçiqit është krijimi i imazhit të një shteti “nën rrethim”. (Realizimi: Mahir Elshani)