Manipulimet me inteligjencë artificiale: Si po ndikohen mendimet tona

Your browser doesn’t support HTML5

A mund t’i besojmë ende asaj që shohim? Në epokën e inteligjencës artificiale (IA), imazhet dhe videot e rreme po qarkullojnë më shpejt se kurrë, duke ndikuar opinionin publik. Në episodin e tretë të podkastit 5 pyetje flasim me Hyrije Mehmetin nga platforma e verifikimit të fakteve, Hibrid – për format më të shpeshta të manipulimit me IA, pse njerëzit bien lehtë pre e përmbajtjes së manipuluar, dhe si mund të mbrohemi nga dezinformatat digjitale.