Mbyllet sezoni rekord i ngjitjes në Everest

Your browser doesn’t support HTML5

Nepali ka mbyllur sezonin e ngjitjes në Malin Everest për vitin 2021, që u shënua nga numër rekord prej 408 lejesh të lëshuara, pasi sezoni i vjetshëm u anulua për shkak të pandemisë. Gjatë dy muajve të kaluar, mbi 1.000 alpinistë dhe udhërrëfyesit e tyre, kryesisht nepalezë, kanë qëndruar në kamp. Dhjetëra persona janë larguar pas dyshimeve se ishin të infektuar me COVID-19, ndërsa dy grupe kanë anuluar ekspeditat pasi anëtarët e ekipit kanë rezultuar pozitivë. Megjithatë, autoritetet në Nepal nuk kanë konfirmuar as edhe një rast të infektimit në mal, teksa industria e turizmit e vendit synon t’i rifitojë milionat e humbura nga mbyllja e vitit të kaluar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)