Si ndikojnë te qytetarët mosmarrëveshjet mes komunave dhe Qeverisë
Your browser doesn’t support HTML5
Përplasja mes disa komunave dhe Qeverisë së Kosovës po thellohet. Udhëheqës lokalë akuzojnë ekzekutivin për probleme me financimin dhe kompetencat. Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, analisti i politikave në GAP, Bekim Salihu, thotë se komunat po i ekspozohen falimentimit funksional. Ai tregon se si mosmarrëveshjet mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta edhe për qytetarët.